Monday, October 21, 2013

Vetem te duket si Justin Bieber pagoi 100 mijë dollare

Pagoi 100 mijë dollarë të dukej si Justin Bieber

Toby Sheldon ka shpenzuar kursimet e tij jetësore për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike që të duket si Justin Bieber.

Superfansi 33-vjeçar i krijuesit të hitit “Baby” ka kaluar nëpër procedura disavjeçare të tendosjes së fytyrës, transplantimit të flokëve, madje ka intervenuar edhe në buzëqeshje që ajo të dukej si e idhullit të tij.
“Buzëqeshja e Justinit është gjëja kryesore që e bën të duket i ri. Prandaj në buzën e sipërme vendosa silikon, ndërsa të poshtmen e zvogëlova”, ka treguar Sheldon.
“Kur Justin u bë i famshëm, fytyra e tij ishte gjithkund dhe kur e shihja fotografinë e tij mendoja vetëm një gjë: ‘Dua të dukem si ai’”, ka shtuar fansi.
Toby kishte filluar procedurat duke u dërguar fotografi të Bieber mjekëve të tij, megjithatë, përkundër disa intervenimeve, transplanteve dhe parave të majme që ka shpenzuar, ai nuk duket aspak si idhulli i tij?!