Friday, October 18, 2013

Lexhendari sikur Thaçi (Video)

Ooops: Lexhendari sikur Thaçi (Video)

Dje, kryetari legjendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, duke realizuar “realizoi turneun premtues për elektoratin mbarë kafetorë të Prishtinës”, në kërkim të votave në rrugët e kryeqytetit, imiton kryeministrit Hashim Thaçi dhe thënien e tij gjatë bashkëbisedimeve me qytetarë: “A keni vendos me dal... edhe...”!

Arifaj këto fjalë i ka përdorur gjatë takimeve që ka pasur me qytetarët e Prishtinës, në atë që Partia e Fortë e quajti “vizita premtuese kafeneve të qytetit... në vazhdën e takimeve elektorale me qëllim përfitimin e votës”.
Në videon më poshtë të emisionit Interaktiv të KTV-së, po ashtu mund ta shikoni Ooops-in e kryeministri Thaçi që e bën shtet Prishtinën, duke thënë: “Kryeqyteti i Prishtinës”.