Friday, October 18, 2013

Nuk e njohu Adelen instruktori i vozitjes

Instruktori i vozitjes nuk e njohu Adelen

Këngëtarja britanike, Adele, është shokuar kur një instruktor i cili e ndihmoi që ajo të kalonte testin e vozitjes për patent shofer nuk ka arritur që ta njohë atë dhe ndonjë prej këngëve të saj.

 Krijuesja e hitit “Rolling in the Deep” ka festuar kalimin e testit të vozitjes gjatë këtij muaji me ndihmën e instruktorit Noel Gaughan, por ai tani ka zbuluar se nuk kishte dëgjuar për këngëtaren, e as ndonjë këngë të saj.
Këngëtarja e ka lëvduar më parë Noelin duke thënë se fakti që nuk e ka njohur atë e ka ndihmuar më shumë që të kalojë testin.
“Ajo këndonte këngë të bukura gjatë ushtrimeve dhe dukej sikurse “Ti duhet të më njohësh”, por fakt është se nuk njoh aq shumë persona të famshëm”, është shprehur instruktori i Adele.