Monday, October 21, 2013

Martesen Billy Bob dhe Angie e prishen skenat SEKSI (FOTO)

Skenat seksi prishën martesën e Billy Bob dhe Angie

Billy Bob Thornton thotë se xhirimi i skenave seksi e kishte bërë të vështirë martesën e tij me Angelina Jolie.

Aktori ishte i martuar me bukuroshen e Hollywoodit nga viti 2000 deri në vitin 2003, gjatë të cilës kohë ai xhiroi “Monsters Ball”, ku ishte i përfshirë në skena eksplicite me Halle Berry.
“Nëse jeni aktorë, ose edhe nëse vetëm jepni zërin për filmat e Disney ose vizatimorë, ju sërish mund të jeni larg njëri-tjetrit për gjashtë muaj”.
“Shikoni si u reflektua kjo te unë. Unë shkoj larg dh bëj një film si ‘Monster’s Ball’ me një skenë seksi shumë eksplicite me Halle Berry. Ajo është një prej femrave më të bukura në botë dhe unë flas në telefon me gruan time dhe ajo thotë, ‘Çfarë ke bërë sot’?”.
“Dhe unë i thash, ‘Oh, kam bërë një skenë seksi me Halle Berry’. Ju pastaj ju pyeteni nëse vërtet e keni prekur atë. I thash, ‘Më duhej – është pjesë e skenës’”.
“Është vështirë, me zona dyshimi. Por nëse ju jeni me mijëra kilometra larg shtëpisë në një xhirim ku bëni seks me një femër të bukur, është edhe më vështirë”, ka thënë Billy.