Tuesday, October 22, 2013

Efekti i Droges krokodill (VIDEO)

Nuk jane te nevojshem me kamarieret (VIDEO)

Kamerierët nuk janë të nevojshëm (Video)

Restoranti i automatizuar japonez pa kamerierë mund të bëhet pjesë e të ardhmes së lokaleve për mysafirë kudo në botë.

Myshterinjtë mund të zgjedhin ushqimin përmes ekranit të ndjeshëm në prekje, i cili gjendet pranë secilës tavolinë, ndërsa porosia e tyre shkon në kuzhinë.
Kuzhinierët e vendosin ushqimin në shiritin lëvizës, përmes të cilit arrin te klienti.
Kur mysafirët e përfundojnë ushqimin, pjatat i vënë në pjesën e veçantë dhe ato shkojnë në hapësirën për larjen e enëve.

Pa patentë shofer voziti 40 vite

Voziti 40 vite pa patentë shoferi

Policët në Birmingham janë shokuar kur e kanë ndalur një vozitës, i cili u ka thënë se qe 40 vite voziste pa patentë shoferi.

Patrulla e kishte ndalur shoferin në javën e kaluar dhe kur ia kanë kërkuar lejen e vozitjes, ai ka thënë se nuk e kishte dhe pastaj u ka treguar se ka drejtuar automjete të ndryshme në katër dekadat e fundit.
Për më shumë, automjeti të cilin e voziste nuk ishte i regjistruar, prandaj policia ia konfiskoi.
Në Britani të Madhe gjoba për vozitje pa patentë shoferi është 1.000 funte. 

Jemi një komb:‘Miss Universe Albania’

‘Miss Universe Albania’: Jemi një komb!

‘Miss Universe Albania’, Fjoralba Dizdari, ka folur rreth vendimit të saj për të mos marrë pjesë në spektaklin botëror të bukurisë, ‘Miss Universe 2013’.

Ashtu siç jemi raportuar edhe më parë, arsyeja për tërheqjen e bukuroshes shqiptare ishte moslejimi i përfaqësueses kosovare, Mirjeta Shala, të konkurrojë në finalen e më të bukurave, duke qenë se Rusia ende nuk e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës.
“Të dashur miq, si 'Miss Universe Albania 2013', dua të bëj publike sot mospjesëmarrjen time, në konkursin 'Miss Universe 2013', që do të organizohet më 9 nëntor, në Moskë, Rusi. Vendimi për këtë dorëheqje, erdhi si pasojë e veprimit që shteti rus nuk lejoi 'Miss Universe Kosovën 2013' të marrë pjesë në këtë eveniment, pasi nuk e kanë njohur Kosovën si shtet”.
“Shqipëria dhe Kosova kemi qenë dhe jemi një komb, kemi një gjuhë, një aspiratë, dhe për këtë arsye e ndjeva të drejtë, bojkotin e pjesëmarrjes sime në ëndrrën e 'Miss Universit', duke shpresuar pjesëmarrjen në kompeticionin e ardhshëm. Ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen tuaj. Sinqerisht, Fioralba Dizdari", ka shkruar bukuroshja në Facebook.
Mospjesëmarrjen në ‘Miss Universe 2013’ e ka konfirmuar edhe Mirjeta Shala, e cila e ka falënderuar përfaqësuesen e Shqipërisë për mbështetjen që i dha.

Egzona dëshiron kurorë ndërkombëtare të bukurisë

Egzona dëshiron kurorë ndërkombëtare të bukurisë

Egzona Miroci, bukuroshja nga Kosova e cila jeton në Zvicër, shpreson t’ia sjellë vendlindjes së saj ndonjë titull ndërkombëtar të bukurisë.

Modelja 18-vjeçare me origjinë nga Juniku, sapo ka lidhur një bashkëpunim me shtëpinë e Modës “Menakon” dhe, gjatë një bisede për Zëri, ka zbuluar planet e saj për të ardhmen, përfshirë edhe pjesëmarrjen në Miss Universe dhe Miss Earth.
“Padyshim se tentimet për të shijuar pistat botërore nuk mungojnë, mirëpo unë dëshiroj që në këto pista të paraqitem si përfaqësuesja e Kosovës”.
“Në vitin 2014 do të jem pjesë e organizimeve të Fadil Berishës dhe Agnesa Vuthaj në “Miss Univerese dhe Miss Earth”, ku shpresoj në njërin nga këto tituj në Kosovë dhe më vonë synoj edhe më larg”, ka thënë Egzona.