Friday, October 18, 2013

Emily Ratajkowsky tani fytyrë e Rag & Bone

Emily Ratajkowsky tani fytyrë e Rag & Bone

Bukuroshja e jashtëzakonshme, Emily Ratajkowski, ka arritur që të sigurojë një marrëveshje multimilionëshe për promovim të kompanisë së njohur “Rag & Bone”.

Bukuroshja brune, e cila u bë e famshme pasi u shfaq nudo në videoklipin “Blurred Lines” të Robin Thicke, ka nënshkruar tani për shtëpinë e modës “Rag & Bone” dhe projektin “D.I.Y”.
Videoklipi në fjalë mund të jetë larguar nga YouTube për shkak të përmbajtjes eksplicite, por 22 vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e brendeve të modës.
“Është shumë ngazëllyese dhe një tranzicion i çmendur për mua. Unë më parë fotografohesha zhveshur dhe e vetmuar në banesën time e përreth qytetit, por tani është fillim i ri”, ka thënë bukuroshja.
Ajo kishte marrë kohë më parë edhe ofertë për të shoqëruar Ben Affleck në trillerin psikologjik, “Gone Girl”.