Friday, October 18, 2013

Ja si duken Yjet kur perdorin fotoshopin e si jan ne te vertet ne realitet

​Rastet e përdorimit të tepërt të fotoshopit nga yjet

Në fillim të javës, kishte spekulime për përdorimin e fotoshopit nga Britney Spears në videon e saj “Work, Bitch”, por ndryshimet virtuale nuk janë asgjë e re.

 Yjet femra zakonisht transformohen në revista të ndryshme. Sipas një hulumtimi të viti 2009, 20 për qind të femrave, janë “më pak të sigurta në jetën e tyre të përditshme, si rezultat i imazheve të tilla”.
Për të verifikuar disa nga rastet skandaloze të përdorimit të yjeve, u sjellim tetë raste, ku mund të shihni se në mënyrë digjitale krijohet një femër ideale.
1. Jennifer Lawrence
Dior, nuk mund të besojmë një absurd të tillë, kur një qafë kaq e gjatë i është ngjitur kokës së J.Law.
Edhe vet aktorja kishte thënë se në këto imazhe ishte përdorur jashtë mase fotoshopi.
“Përgjithësisht nuk duket si unë. E dua fotoshopin më shumë se gjithçka në botë pasi njerëzit nuk mund të duken kështu”, kishte thënë ajo në muajin shkurt të këtij viti për “Access Hollywood”.

2. Beyonce
Nëse edhe Mbretëresha e Universit ka nevojë për fotoshop, definitivish nuk ka shpresë as për të tjerët. Në qershorin e vitit 2009, edicioni rus i revistës “Glamour” mori një foto nga dhjetori i vitit 2007 i revistës “Joy” dhe e shëndrrojë Beyonce komplet në një person tjetër.

3. Kim Kardashian
Në marsin e vitit 2009, Complex aksidentalisht publikoi një fotografi pa fotoshop të Kim në webfaqen e tyre. Edhe pse ajo u zëvendësua shpejt nga ajo me fotoshop, lexuesve nuk u iki gabimi. Atëherë Kim ishte përgjigjur menjëherë nëpërmjet një shkrimi në webfaqen e saj.
“Ani çka? Kam pak celulit, cila vajzë nuk ka? Sa njerëz mendoni se përdorin fotoshopin? Kjo ndodh gjatë tërë kohës! Jam krenare me trupin tim dhe format e mija, dhe kjo fotografi që u publikua ndoshta mund të ju ndihmojë të gjithëve të shohin se nëse unë jam në ballinën e një revistë, nuk do të thotë se jam perfekte”.

4.Kate Winslate
Kate njihet si krenare për trupin e saj dhe kjo me ë drejtë. Mjerisht, kjo nuk e ndaloi revistën GQ nga përdorimi i fotoshopit në një sesion fotografish të vitit 2009. Për më keq, ata lanë të pandryshuar reflektimin e saj në pasqyrë.
E njëjta ndodhi me Winslet, edhe në nëntorin e vitit 2013, ku në ballinën e revistës “Vogue” në Britaninë e Madhe ajo duket si pikturë e vizatuar. Sytë e saj janë shumë më ngjyrë blu, por shikoni edhe fytyrën e saj. Kate Ëinslet është grua 38 vjeçare, dhe edhe të porsalindurit nuk e kanë fytyrën kaq të panjollë dhe të sheshtë.

5.Britney Spears
Në videon “Work, Bitch” Britney Spears, duket se nuk ka ndryshuar nga imazhet e publikuara të vitit 2010.

6.Katy Perry
Megjithëse figura e saj nuk u ndryshua në mënyrë drastike, revista “Rolling Stone” e solli Katy Perry të ndryshuar në numrin e gushtit të vitit 2010. “Daily Mail”, zbuloi këtë shpejt pas publikimit të ballinës, por dyshimet e tyre u konfirmuar muaj më vonë kur fotot pa fotoshop u publikuan në shkurtin e vitit 2011.