Friday, October 18, 2013

Reperi shumë i suksesshëm shqiptar, Lyrical Son kritikon gazetaret

Lyrical Son kritikon gazetarët

Reperi shumë i suksesshëm shqiptar, Lyrical Son, ka folur për mungesën e tij në fushatën zgjedhore, teksa ka kritikuar nga ana tjetër edhe gazetarët dhe nivelin e gazetarisë në vendin tonë.

Lyrical Son, i cili njihet për qëndrimin e tij kontravers ndaj shumë fenomeneve negative, ka kritikuar kësaj radhe gazetarët, të cilët sipas tij janë të njëjtë, jo në nivel.
“Unë jam lodhur shumë nga pyetjet e njëjta të gazetarëve si: “A je i dashuruar”, “kënga e parë”, “kë e kam femër”, “cili është reperi më i mirë në botë”, etj”.
“Pse nuk më pyesin për diçka që kam thënë dy vite më parë dhe që është ndoshta në kundërshtim me diçka që kam thënë sot, apo në ndonjë këngë të re. Nuk ka këso lloj gazetarësh në vendin tonë”, u shpreh Lyricali për emisionin Express në KTV.
Ai po ashtu tregoi se nuk do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore, teksa ka paralajmëruar edhe projekte të reja që do ta sjellin atë më ndryshe.
“Në ndërkohë do të dalin projektet e reja, që do të më sjellin ndryshe. Shumë më ndryshe”.
“Jam larg fushatës zgjedhore kësaj radhe. I urrej fushatat e rrejshme zgjedhore, shpresoj që do të jenë korrekt. Le të thonë konkretisht se çfarë do të punojnë, e jo vetëm të premtojnë, sepse asgjë nuk po bëhet”, përfundoi Lyricali.
Lyrical Son së fundmi publikoi albumin e tij “ZimaSamShevy”, i cili është treguar shumë i suksesshëm. Në hip hopin shqiptar, ky është një prej top albumeve për vitin 2013.