Sunday, October 20, 2013

Dafina kërkon ‘Time Out’, mbetet ‘single’

Dafina kërkon ‘Time Out’, mbetet ‘single’

Pop ylli shqiptar, Dafina Zeqiri, duket se ka kërkuar pushim nga romancat e mundshme, për t’iu përkushtuar më shumë projekteve.

Ishte spekuluar se Dafina Zeqiri pasi i ka dhënë fund lidhjes me Dj Blunt, kishte hyrë në një lidhje të re.
Seven Saraqi, këngëtari i ri i muzikës RnB është shfaqur në disa fotografi me këngëtaren seksi, duke nxitur spekulime për një lidhje të tyre.
Por, emisioni Prive në Klan Kosova ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
Edhe Dafina edhe Seveni kanë pohuar se ata janë vetëm miq shumë të mirë.
Më tej thuhet se Dafina Zeqiri gjatë qëndrimit të saj në Amerikë, ku edhe është parë e shoqëruar nga Seveni, po punon në projekte të reja me të cilat do të befasojë fansat e saj.