Tuesday, October 22, 2013

Efekti i Droges krokodill (VIDEO)

Nuk jane te nevojshem me kamarieret (VIDEO)

Kamerierët nuk janë të nevojshëm (Video)

Restoranti i automatizuar japonez pa kamerierë mund të bëhet pjesë e të ardhmes së lokaleve për mysafirë kudo në botë.

Myshterinjtë mund të zgjedhin ushqimin përmes ekranit të ndjeshëm në prekje, i cili gjendet pranë secilës tavolinë, ndërsa porosia e tyre shkon në kuzhinë.
Kuzhinierët e vendosin ushqimin në shiritin lëvizës, përmes të cilit arrin te klienti.
Kur mysafirët e përfundojnë ushqimin, pjatat i vënë në pjesën e veçantë dhe ato shkojnë në hapësirën për larjen e enëve.

Pa patentë shofer voziti 40 vite

Voziti 40 vite pa patentë shoferi

Policët në Birmingham janë shokuar kur e kanë ndalur një vozitës, i cili u ka thënë se qe 40 vite voziste pa patentë shoferi.

Patrulla e kishte ndalur shoferin në javën e kaluar dhe kur ia kanë kërkuar lejen e vozitjes, ai ka thënë se nuk e kishte dhe pastaj u ka treguar se ka drejtuar automjete të ndryshme në katër dekadat e fundit.
Për më shumë, automjeti të cilin e voziste nuk ishte i regjistruar, prandaj policia ia konfiskoi.
Në Britani të Madhe gjoba për vozitje pa patentë shoferi është 1.000 funte. 

Jemi një komb:‘Miss Universe Albania’

‘Miss Universe Albania’: Jemi një komb!

‘Miss Universe Albania’, Fjoralba Dizdari, ka folur rreth vendimit të saj për të mos marrë pjesë në spektaklin botëror të bukurisë, ‘Miss Universe 2013’.

Ashtu siç jemi raportuar edhe më parë, arsyeja për tërheqjen e bukuroshes shqiptare ishte moslejimi i përfaqësueses kosovare, Mirjeta Shala, të konkurrojë në finalen e më të bukurave, duke qenë se Rusia ende nuk e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës.
“Të dashur miq, si 'Miss Universe Albania 2013', dua të bëj publike sot mospjesëmarrjen time, në konkursin 'Miss Universe 2013', që do të organizohet më 9 nëntor, në Moskë, Rusi. Vendimi për këtë dorëheqje, erdhi si pasojë e veprimit që shteti rus nuk lejoi 'Miss Universe Kosovën 2013' të marrë pjesë në këtë eveniment, pasi nuk e kanë njohur Kosovën si shtet”.
“Shqipëria dhe Kosova kemi qenë dhe jemi një komb, kemi një gjuhë, një aspiratë, dhe për këtë arsye e ndjeva të drejtë, bojkotin e pjesëmarrjes sime në ëndrrën e 'Miss Universit', duke shpresuar pjesëmarrjen në kompeticionin e ardhshëm. Ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen tuaj. Sinqerisht, Fioralba Dizdari", ka shkruar bukuroshja në Facebook.
Mospjesëmarrjen në ‘Miss Universe 2013’ e ka konfirmuar edhe Mirjeta Shala, e cila e ka falënderuar përfaqësuesen e Shqipërisë për mbështetjen që i dha.

Egzona dëshiron kurorë ndërkombëtare të bukurisë

Egzona dëshiron kurorë ndërkombëtare të bukurisë

Egzona Miroci, bukuroshja nga Kosova e cila jeton në Zvicër, shpreson t’ia sjellë vendlindjes së saj ndonjë titull ndërkombëtar të bukurisë.

Modelja 18-vjeçare me origjinë nga Juniku, sapo ka lidhur një bashkëpunim me shtëpinë e Modës “Menakon” dhe, gjatë një bisede për Zëri, ka zbuluar planet e saj për të ardhmen, përfshirë edhe pjesëmarrjen në Miss Universe dhe Miss Earth.
“Padyshim se tentimet për të shijuar pistat botërore nuk mungojnë, mirëpo unë dëshiroj që në këto pista të paraqitem si përfaqësuesja e Kosovës”.
“Në vitin 2014 do të jem pjesë e organizimeve të Fadil Berishës dhe Agnesa Vuthaj në “Miss Univerese dhe Miss Earth”, ku shpresoj në njërin nga këto tituj në Kosovë dhe më vonë synoj edhe më larg”, ka thënë Egzona.

Monday, October 21, 2013

Ik nga ora e mesimit ne menyre fantastike (VIDEO)

Nje gjest i mire ndryshon gjithqka, shiko kete mrekulli dhe befasohu.. (VIDEO)

Vjedhja më qesharake ne botë (VIDEO)

Pozitat seksuale për dobësim

Pozitat seksuale për dobësim

Seksi sigurisht që ndihmon në humbjen e peshës, “gjimnastika në krevat” djeg po aq kalori sa një seancë aerobie. Një marrëdhënie përfshin muskujt, qarkullimin e gjakut, sistemin kardiovaskular, pra ndihmon shumë në dobësim.

Psikoseksologët shpjegojnë prapaskenat e një ‘diete’ në krevat:
Tigri dhe dragoi 
Në këtë pozitë femra nuk ulet mbi mashkullin, por qëndron galiç mbi të. Me anët të duarve mbahet për trupin e tij dhe lëviz lartë-poshtë. Kjo nuk është pozitë e zakonshme, por në këtë mënyrë forcohen muskujt e kofshës, ndërsa nëse mashkulli çon kokën ose pjesën e sipërme të trupit, atëherë do të tendosni edhe muskujt e barkut.
‘Doggie style’
Të gjithë e njohin mirë këtë pozitë dhe për shumicën e njerëzve është pozita më e pëlqyer, prandaj nuk do t’u kushtojë asgjë nëse nga tash e përdorni më shpesh, por në një formë pak më ndryshe. Në vend se femra të qëndrojë në gjunjë dhe në shuplaka, duhet të përkulet me poshtë duke u tërhequr në gjunjë dhe bërryla. Mashkulli në vend se të bie në gjunjë, njërën këmbë duhet ta shtrijë përpara. Femra në këtë mënyrë do të forcojë bicepsin, kurse mashkulli kofshët.
Tundje
Mashkulli ulet në karrige, kolltuk ose në skaj të krevatit, ndërsa shputat i ka në dysheme. Femra është mbi të, por me këmbë të ngritura në ajër. Në këtë rast, mashkulli është udhëheqësi, ndërsa femra vetëm mbahet për qafën e tij. Sikurse në pozitën e mëparshme, në vend të shuplakave zgjatni bërrylat. Kjo pozitë është e mirë për forcimin e duarve, barkut dhe këmbëve.Mundja
Femra shtrihet në bark me këmbë të hapura dhe gjunjët i ka në skajet e krevatit. Mashkulli vjen nga prapa, ndërsa ajo i mbështjell këmbët rreth tij. Ai e mban të vendosur në kofsha. Kështu forcohen bicepsët dhe pjesa e poshtme e shpinës. Këtë mund ta realizoni edhe në dysheme.
Qiriu
Nëse dëshironi të eliminoi celulitin përgjithmonë dhe të zvogëloni barkun, kjo është pozita ideale për ju. Femra qëndron shtrirë në shpinë dhe ngadalë këmbët e hapura i ngre në ajër. E ngre ngadalë prapanicën, kuptohet me ndihmën e partnerit, i cili e mban. Lëvizjet në këtë pozitë do të forcojnë muskujt e barkut dhe prapanicës. Nëse nuk mund të qëndroni gjatë në këtë pozitë, lëshoni këmbët në supet e tij, mirëpo efekti do të jetë më i dobët.
Edhe diçka...
1. Zhveshja djeg 8 deri në 87 kalori
2. Puthja djeg 120 deri në 325 kalori brenda një ore.
3. Masturbimi djeg 100 deri në 150 kalori.
4. Seksi djeg 300 kalori.
5. Orgazma djeg 60 deri në 100 kalori. 

Prekjet e mashkullit ngrenë temperaturën

Prekjet e mashkullit ngrenë temperaturën

Mjafton që mashkulli vetëm sipërfaqësisht të prek femrën në dorë apo në fytyrë që në trupin e saj të shkaktojë ngritje të ndjeshme të temperaturës.

Shkencëtarët skocezë me ndihmën e kamerës me rreze infra të kuqe fshehtas kanë matur temperaturën në fytyrat e 16 femrave derisa një grup i panjohur i meshkujve dhe i femrave – gjithashtu pjesëmarrës në këtë eksperiment – u ofrohej me pretekste të ndryshme dhe provonin që me to, gjatë bisedës, të krijonin kontakt fizik të shkurtër dhe kinse të paqëllimtë.
Studiuesit kanë zbuluar që temperatura e trupit të atyre femrave është ngritur edhe me rastin e kontaktit më të vogël fizik me mashkullin, madje mesatarisht për 0,1 gradë të Celsiusit.
Me siguri se jeni kureshtarë se cila pjesë e fytyrës së femrës është më e ndjeshme ndaj prekjes së mashkullit? Rezultatet e këtij eksperimenti kanë treguar që ato janë zonat përreth buzëve dhe syve, sepse kur i prek mashkulli, ndonëse krejt rastësisht, në këto zona në fytyrën e femrës temperatura ngrihet për 0,4, përkatësisht 0,3 shkallë të Celsiusit, ndërkaq te disa prej tyre është ngritur edhe për një shkallë të tërë.

Vetem te duket si Justin Bieber pagoi 100 mijë dollare

Pagoi 100 mijë dollarë të dukej si Justin Bieber

Toby Sheldon ka shpenzuar kursimet e tij jetësore për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike që të duket si Justin Bieber.

Superfansi 33-vjeçar i krijuesit të hitit “Baby” ka kaluar nëpër procedura disavjeçare të tendosjes së fytyrës, transplantimit të flokëve, madje ka intervenuar edhe në buzëqeshje që ajo të dukej si e idhullit të tij.
“Buzëqeshja e Justinit është gjëja kryesore që e bën të duket i ri. Prandaj në buzën e sipërme vendosa silikon, ndërsa të poshtmen e zvogëlova”, ka treguar Sheldon.
“Kur Justin u bë i famshëm, fytyra e tij ishte gjithkund dhe kur e shihja fotografinë e tij mendoja vetëm një gjë: ‘Dua të dukem si ai’”, ka shtuar fansi.
Toby kishte filluar procedurat duke u dërguar fotografi të Bieber mjekëve të tij, megjithatë, përkundër disa intervenimeve, transplanteve dhe parave të majme që ka shpenzuar, ai nuk duket aspak si idhulli i tij?!

Martesen Billy Bob dhe Angie e prishen skenat SEKSI (FOTO)

Skenat seksi prishën martesën e Billy Bob dhe Angie

Billy Bob Thornton thotë se xhirimi i skenave seksi e kishte bërë të vështirë martesën e tij me Angelina Jolie.

Aktori ishte i martuar me bukuroshen e Hollywoodit nga viti 2000 deri në vitin 2003, gjatë të cilës kohë ai xhiroi “Monsters Ball”, ku ishte i përfshirë në skena eksplicite me Halle Berry.
“Nëse jeni aktorë, ose edhe nëse vetëm jepni zërin për filmat e Disney ose vizatimorë, ju sërish mund të jeni larg njëri-tjetrit për gjashtë muaj”.
“Shikoni si u reflektua kjo te unë. Unë shkoj larg dh bëj një film si ‘Monster’s Ball’ me një skenë seksi shumë eksplicite me Halle Berry. Ajo është një prej femrave më të bukura në botë dhe unë flas në telefon me gruan time dhe ajo thotë, ‘Çfarë ke bërë sot’?”.
“Dhe unë i thash, ‘Oh, kam bërë një skenë seksi me Halle Berry’. Ju pastaj ju pyeteni nëse vërtet e keni prekur atë. I thash, ‘Më duhej – është pjesë e skenës’”.
“Është vështirë, me zona dyshimi. Por nëse ju jeni me mijëra kilometra larg shtëpisë në një xhirim ku bëni seks me një femër të bukur, është edhe më vështirë”, ka thënë Billy. 

Sunday, October 20, 2013

Tash jan martuar, pasi kan bashkjetuar 80 vjet

Kanë bashkëjetuar për 80 vjet, tash janë martuar

Çifti nga Paraguai, Jose Manuel Riella dhe Martina Lopez, kanë dëshmuar se për dashurinë kurrë nuk është vonë.

Pasi kaluan 80 vjet në bashkëjetesë, ata vendosën që të martoheshin zyrtarisht.
Jose ka 103 vjet, kurse Martina është 99 vjeçe.
Dhëndri shkoi në dasmë me një karrocë invalidësh, kurse nusja ishte e veshur me fustan të bardhë.
Ata i dhanë betimet përpara tetë fëmijëve, 50 nipërve e mbesave, 35 stërnipërve e stërmbesave dhe 20 stër-stërnipërve e stër-stërmbesave. 

Orinda dhe gjoksi i saj (FOTO)

 Orinda zmadhon gjoksin?


Këngëtarja Orinda Huta, e cila i është përkushtuar më shumë karrierës në televizion duke lënë pak mënjanë muzikën, ka bërë edhe një ndërhyrje estetike.

Në sezonin e ri, ku shfaqet në spotet e reja publicitare si imazh i “Tring”, Orinda prezantohet me ndryshime në pamjen e saj. Ndryshimi lehtësisht i dukshëm është ai i flokëve, të cilat i ka zgjatur për herë të parë poshtë supeve.
Mirëpo, ajo që bie më shumë në sy është gjoksi i zmadhuar më shumë se dy numra.
Tashmë ndërhyrja estetike në gjoks te femrat e njohura është kthyer në trend. Kësaj dëshire nuk i ka rezistuar as Orinda, e cila bën këtë ndërhyrje të re pas fryrjes së buzëve.
Faqet e thashethemeve në Shqipëri raportojnë se gjoksi i ri i Orindës bie në sy mjaft mirë nga dekolteja e fustaneve të saj, ndërsa ajo shfaqet më seksi se më parë.  


Dafina kërkon ‘Time Out’, mbetet ‘single’

Dafina kërkon ‘Time Out’, mbetet ‘single’

Pop ylli shqiptar, Dafina Zeqiri, duket se ka kërkuar pushim nga romancat e mundshme, për t’iu përkushtuar më shumë projekteve.

Ishte spekuluar se Dafina Zeqiri pasi i ka dhënë fund lidhjes me Dj Blunt, kishte hyrë në një lidhje të re.
Seven Saraqi, këngëtari i ri i muzikës RnB është shfaqur në disa fotografi me këngëtaren seksi, duke nxitur spekulime për një lidhje të tyre.
Por, emisioni Prive në Klan Kosova ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
Edhe Dafina edhe Seveni kanë pohuar se ata janë vetëm miq shumë të mirë.
Më tej thuhet se Dafina Zeqiri gjatë qëndrimit të saj në Amerikë, ku edhe është parë e shoqëruar nga Seveni, po punon në projekte të reja me të cilat do të befasojë fansat e saj. 

Friday, October 18, 2013

4.000 euro humbi, por i gjeti pas një muaji

Humbi 4.000 euro, por i gjeti pas një muaji

Gjen 4.000 euro dhe denoncon në polici për t’u gjetur pronarin e tyre. Rasti mbërrin nga Palermo, ku punonjësi i një supermarketi ka gjetur tetë kartmonedha euro, prerje 500 dhe menjëherë ka kryer denoncimin në polici.

Shuma e konsiderueshme e parave është gjetur në fillim të muajit shtator. Me të marrë denoncimin, policia italiane nisi hetimet për gjetjen e pronarit të këtyre parave. Falë kamerave të sigurisë u zbulua se tufa e kartëmonedhave i përkiste një emigranti me leje të rregullt qëndrimi.
Emigranti, i cili pikërisht në ditën që kishte humbur paratë ishte nisur për në vendlindjen e tij, në momentin që u rikthye në vendin e punës rimori paratë e tij, por pasi iu kërkua që të vishej në të njëjtën mënyrë si ishte veshur ditën kur i humbi ato.
Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, ai tha se kishte ndaluar në supermarket pak orë para nisjes për në vendlindje, për të blerë një Nutella, që nuk gjendet në vendin e tij. Sigurisht, nëse nuk do të kishte rimarrë mbrapsht paratë e humbura, Nutella e blerë prej tij do të ishte çokollata më e shtrenjtë në histori.

Lexhendari sikur Thaçi (Video)

Ooops: Lexhendari sikur Thaçi (Video)

Dje, kryetari legjendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, duke realizuar “realizoi turneun premtues për elektoratin mbarë kafetorë të Prishtinës”, në kërkim të votave në rrugët e kryeqytetit, imiton kryeministrit Hashim Thaçi dhe thënien e tij gjatë bashkëbisedimeve me qytetarë: “A keni vendos me dal... edhe...”!

Arifaj këto fjalë i ka përdorur gjatë takimeve që ka pasur me qytetarët e Prishtinës, në atë që Partia e Fortë e quajti “vizita premtuese kafeneve të qytetit... në vazhdën e takimeve elektorale me qëllim përfitimin e votës”.
Në videon më poshtë të emisionit Interaktiv të KTV-së, po ashtu mund ta shikoni Ooops-in e kryeministri Thaçi që e bën shtet Prishtinën, duke thënë: “Kryeqyteti i Prishtinës”. 

Përjetoni orgazëm në të njëjtën kohë

Përjetoni orgazëm në të njëjtën kohë

Rrallëherë ndodh që partnerët të përjetojnë orgazëm në të njëjtën kohë. Megjithatë, kjo nuk është e pamundur, ndërsa ekzistojnë disa këshilla se si mund ta arrini atë.

Të gjitha elementet ndihmëse për arritjen e kulmit janë të lejuara- muzika e këndshme, lulet me aromë të mirë, por edhe gishtat tuaj, puthjet, pëshpëritjet...
Relaksohuni
Gjatë aktit seksual nuk duhet të jeni të ngarkuar me idenë se doemos duhet të arrini orgazmën së bashku. Lëreni që kjo të ndodhë spontanisht, kuptohet me një mundim të vogël. Para së gjithash është e domosdoshme që partnerët të njihen mirë- edhe shpirtërisht edhe fizikisht. Duhet ta dini se çfarë dëshiron tjetri, cilat i ka zona erogjene, cilat janë pozitat e preferuara... Po ashtu, partnerët nuk duhet të turpërohen nga njëri-tjetri, sepse për ta arritur kulmin së bashku, duhet që të tregojnë hapur se çfarë u pëlqen dhe çfarë jo.
Shtyjeni orgazmën
Për dallim nga meshkujt, femrave zakonisht u duhet pak më shumë kohë për të arritur orgazmën. Prandaj është e domosdoshme që partneri t’i presë. Rekomandohet që meshkujt të qëndrojnë në një pozitë, e cila është sa më pak e përshtatshme për ta, ndërsa femrat duhet të jenë në pozitën në të cilën më shpejtë e arrijnë kulmin. Është e domosdoshme të kontrolloni nivelin e kënaqësisë edhe tuajin edhe të partnerit, ashtu që varësisht nga momenti ta përshpejtoni ose ngadalësoni atë.
Jini kreativ
Nganjëherë është e duhur të jeni kreativ, prandaj gjithmonë janë të lejuara të gjitha gjërat që ndihmojnë në arritjen e kulmit...Pasi të arrini një herë orgazmën së bashku, secila herë tjetër do të jetë më e lehtë. Por mos insistoni në arritjen e kënaqësisë kulmore së bashku secilën herë që çoni dashuri. Lejoni që orgazma e përbashkët të jetë spontane dhe jo e planifikuar, ashtu që të mos e humbni ngacmimin. 

Reperi shumë i suksesshëm shqiptar, Lyrical Son kritikon gazetaret

Lyrical Son kritikon gazetarët

Reperi shumë i suksesshëm shqiptar, Lyrical Son, ka folur për mungesën e tij në fushatën zgjedhore, teksa ka kritikuar nga ana tjetër edhe gazetarët dhe nivelin e gazetarisë në vendin tonë.

Lyrical Son, i cili njihet për qëndrimin e tij kontravers ndaj shumë fenomeneve negative, ka kritikuar kësaj radhe gazetarët, të cilët sipas tij janë të njëjtë, jo në nivel.
“Unë jam lodhur shumë nga pyetjet e njëjta të gazetarëve si: “A je i dashuruar”, “kënga e parë”, “kë e kam femër”, “cili është reperi më i mirë në botë”, etj”.
“Pse nuk më pyesin për diçka që kam thënë dy vite më parë dhe që është ndoshta në kundërshtim me diçka që kam thënë sot, apo në ndonjë këngë të re. Nuk ka këso lloj gazetarësh në vendin tonë”, u shpreh Lyricali për emisionin Express në KTV.
Ai po ashtu tregoi se nuk do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore, teksa ka paralajmëruar edhe projekte të reja që do ta sjellin atë më ndryshe.
“Në ndërkohë do të dalin projektet e reja, që do të më sjellin ndryshe. Shumë më ndryshe”.
“Jam larg fushatës zgjedhore kësaj radhe. I urrej fushatat e rrejshme zgjedhore, shpresoj që do të jenë korrekt. Le të thonë konkretisht se çfarë do të punojnë, e jo vetëm të premtojnë, sepse asgjë nuk po bëhet”, përfundoi Lyricali.
Lyrical Son së fundmi publikoi albumin e tij “ZimaSamShevy”, i cili është treguar shumë i suksesshëm. Në hip hopin shqiptar, ky është një prej top albumeve për vitin 2013. 

Emily Ratajkowsky tani fytyrë e Rag & Bone

Emily Ratajkowsky tani fytyrë e Rag & Bone

Bukuroshja e jashtëzakonshme, Emily Ratajkowski, ka arritur që të sigurojë një marrëveshje multimilionëshe për promovim të kompanisë së njohur “Rag & Bone”.

Bukuroshja brune, e cila u bë e famshme pasi u shfaq nudo në videoklipin “Blurred Lines” të Robin Thicke, ka nënshkruar tani për shtëpinë e modës “Rag & Bone” dhe projektin “D.I.Y”.
Videoklipi në fjalë mund të jetë larguar nga YouTube për shkak të përmbajtjes eksplicite, por 22 vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e brendeve të modës.
“Është shumë ngazëllyese dhe një tranzicion i çmendur për mua. Unë më parë fotografohesha zhveshur dhe e vetmuar në banesën time e përreth qytetit, por tani është fillim i ri”, ka thënë bukuroshja.
Ajo kishte marrë kohë më parë edhe ofertë për të shoqëruar Ben Affleck në trillerin psikologjik, “Gone Girl”. 

Ja si duken Yjet kur perdorin fotoshopin e si jan ne te vertet ne realitet

​Rastet e përdorimit të tepërt të fotoshopit nga yjet

Në fillim të javës, kishte spekulime për përdorimin e fotoshopit nga Britney Spears në videon e saj “Work, Bitch”, por ndryshimet virtuale nuk janë asgjë e re.

 Yjet femra zakonisht transformohen në revista të ndryshme. Sipas një hulumtimi të viti 2009, 20 për qind të femrave, janë “më pak të sigurta në jetën e tyre të përditshme, si rezultat i imazheve të tilla”.
Për të verifikuar disa nga rastet skandaloze të përdorimit të yjeve, u sjellim tetë raste, ku mund të shihni se në mënyrë digjitale krijohet një femër ideale.
1. Jennifer Lawrence
Dior, nuk mund të besojmë një absurd të tillë, kur një qafë kaq e gjatë i është ngjitur kokës së J.Law.
Edhe vet aktorja kishte thënë se në këto imazhe ishte përdorur jashtë mase fotoshopi.
“Përgjithësisht nuk duket si unë. E dua fotoshopin më shumë se gjithçka në botë pasi njerëzit nuk mund të duken kështu”, kishte thënë ajo në muajin shkurt të këtij viti për “Access Hollywood”.

2. Beyonce
Nëse edhe Mbretëresha e Universit ka nevojë për fotoshop, definitivish nuk ka shpresë as për të tjerët. Në qershorin e vitit 2009, edicioni rus i revistës “Glamour” mori një foto nga dhjetori i vitit 2007 i revistës “Joy” dhe e shëndrrojë Beyonce komplet në një person tjetër.

3. Kim Kardashian
Në marsin e vitit 2009, Complex aksidentalisht publikoi një fotografi pa fotoshop të Kim në webfaqen e tyre. Edhe pse ajo u zëvendësua shpejt nga ajo me fotoshop, lexuesve nuk u iki gabimi. Atëherë Kim ishte përgjigjur menjëherë nëpërmjet një shkrimi në webfaqen e saj.
“Ani çka? Kam pak celulit, cila vajzë nuk ka? Sa njerëz mendoni se përdorin fotoshopin? Kjo ndodh gjatë tërë kohës! Jam krenare me trupin tim dhe format e mija, dhe kjo fotografi që u publikua ndoshta mund të ju ndihmojë të gjithëve të shohin se nëse unë jam në ballinën e një revistë, nuk do të thotë se jam perfekte”.

4.Kate Winslate
Kate njihet si krenare për trupin e saj dhe kjo me ë drejtë. Mjerisht, kjo nuk e ndaloi revistën GQ nga përdorimi i fotoshopit në një sesion fotografish të vitit 2009. Për më keq, ata lanë të pandryshuar reflektimin e saj në pasqyrë.
E njëjta ndodhi me Winslet, edhe në nëntorin e vitit 2013, ku në ballinën e revistës “Vogue” në Britaninë e Madhe ajo duket si pikturë e vizatuar. Sytë e saj janë shumë më ngjyrë blu, por shikoni edhe fytyrën e saj. Kate Ëinslet është grua 38 vjeçare, dhe edhe të porsalindurit nuk e kanë fytyrën kaq të panjollë dhe të sheshtë.

5.Britney Spears
Në videon “Work, Bitch” Britney Spears, duket se nuk ka ndryshuar nga imazhet e publikuara të vitit 2010.

6.Katy Perry
Megjithëse figura e saj nuk u ndryshua në mënyrë drastike, revista “Rolling Stone” e solli Katy Perry të ndryshuar në numrin e gushtit të vitit 2010. “Daily Mail”, zbuloi këtë shpejt pas publikimit të ballinës, por dyshimet e tyre u konfirmuar muaj më vonë kur fotot pa fotoshop u publikuan në shkurtin e vitit 2011.

Nuk e njohu Adelen instruktori i vozitjes

Instruktori i vozitjes nuk e njohu Adelen

Këngëtarja britanike, Adele, është shokuar kur një instruktor i cili e ndihmoi që ajo të kalonte testin e vozitjes për patent shofer nuk ka arritur që ta njohë atë dhe ndonjë prej këngëve të saj.

 Krijuesja e hitit “Rolling in the Deep” ka festuar kalimin e testit të vozitjes gjatë këtij muaji me ndihmën e instruktorit Noel Gaughan, por ai tani ka zbuluar se nuk kishte dëgjuar për këngëtaren, e as ndonjë këngë të saj.
Këngëtarja e ka lëvduar më parë Noelin duke thënë se fakti që nuk e ka njohur atë e ka ndihmuar më shumë që të kalojë testin.
“Ajo këndonte këngë të bukura gjatë ushtrimeve dhe dukej sikurse “Ti duhet të më njohësh”, por fakt është se nuk njoh aq shumë persona të famshëm”, është shprehur instruktori i Adele.